PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dashuruar me futbollistin Lorik Cana ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
avatar

Male Numri i postimeve : 58
Age : 27
Registration date : 15/01/2009

MesazhTitulli: Dashuruar me futbollistin Lorik Cana ?   Thu Jan 15, 2009 10:20 am

Ditët e fundit po flitet për një lidhje të
mundshme dashurie mes supermodeles kosovare Zana Krasniqit dhe
futbollistit të njohur shqiptare Lorik Cana.
Vitin që kaloi të dy janë përfolur shumë si personalitet dhe kanë qenë
shumë të suksesshëm. Nga një juri profesionale dhe njerëz shumë të
njohur në
Kosovë, Zana Krasniqi fitoi kurorën si “Miss Universe Kosova 2008” dhe
përfaqësoi shtetin e Kosovës në një eveniment të madh bukurie “Miss
Universe
2008”, gjë që bëri për herë të parë Kosovën të ndihet si shtet, por
duke u radhitur në dhjetëshen e femrave më të bukura në rruzullin
tokësor. Por nuk
u ndal me kaq, duke vazhduar me shumë suksese të tjera, pasi asaj iu
ofruan mundësi nga kompani të ndryshme të modës për të sfiluar për ta.
Por bashkë
me suksesin, gjatë vitit 2008 për Zanën nuk munguan as thashethemet.
Duhet pasur parasysh se lidhja me Lorik Canën nuk është e para, që e vë
në qendër
të lajmeve rozë Zana Krasniqin, pasi disa vite më parë bukuroshja ka
pasur edhe një lidhje pak më të gjatë me Laert Kelmendin, djalin e
pronarit te
Radio Televizionit 21, vend ku punoi gati gjithë familja e Zanës, babai
i saj dhe motra Fjolla, e cila është redaktore e muzikës në programin
“21plus”. Por kjo lidhje si duket nuk ka funksionuar duke e çuar çiftin
drejt ndarjes. Të dyja këta janë fëmijë të dy personaliteteve shumë të
njohura
në Kosovë, ajo vajzë e kompozitorit të njohur kosovar Naim Krasniqit,
kurse ai djali i Agim Canës menaxher i klubit futbollistik Vllaznia
gjatë vitit
1980 dhe një futbollist shumë i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë.
Ashtu si Zana edhe Loriku ka qenë shumë i suksesshëm në karrierë. Si i
ri ka
luajtur në një klub futbolli zviceran, ku deri në vitin 2000 ai ka
luajtur në “Lausanne sports”, derisa ka kaluar ne gjigantin francez
Paris
Saint-Germain. Zana dhe Loriku bien në sy edhe si një çift shumë i
bukur dhe duke qenë kaq të rinj në moshë kanë arritur kaq shumë famë.
Zana ka
arritur një sukses të konsiderueshëm fal ndihmesës së madhe që i jep
fotografi me famë botërore Fadil Berisha. Suksesi i Zanës nuk ishte
vetëm kaq,
ajo tashmë është bërë imazh edhe i parfumit të parë shqiptar, që mban
emrin “GENTVIS Fragrance” ku një ndër themeluesit e këtij parfumi është
Ilir
Xheladini dhe për këtë parfum është punuar më shumë se 3 vite. Ne
dëshirojmë që kjo lidhje të jetë e gjatë dhe sukseset e tyre në
karrierë
gjithashtu.

MBRETI I FUSHËS SË GJELBËR

Futbollisti prishtinas me famë franceze, kapiteni i ekipit Olimpique de
Marseille, Liga e I-rë (Francë), po i përjeton ditët më të bukura të
rinisë:
luan shkëlqyeshëm, është i dashuruar, jeton në qytetin piktoresk
bregdetar të Marsejës, ku dhe ka kaluar natën e Vitit të Ri, është
futbollist i
paguar mirë dhe i janë qepur keq Arsenali dhe Evertoni anglez… Sipas të
gjitha gjasave, ky do të jetë sezoni i fundit i Lorik Canës në
stadiumin
“Veledrome”. “Nuk jam shumë i sigurt, ka shumë mundësi që ky të jetë
viti i fundit që unë luaj në Marsejë”, ka thënë ai. Bayern Munich
objektiv ka
edhe transferimin e mesfushorit të Marsejës, Karim Ziani si zëvendësim
i mundshëm i Bastian Shvanshtajger. Sipas football.fr, gjiganti bavarez
gjatë
verës mund të paguajë 25 milionë euro për dyshen marsejeze Cana–Ziani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ArLiNdI
Super Antare
Super Antare
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Re: Dashuruar me futbollistin Lorik Cana ?   Fri Jan 16, 2009 11:45 am

Paska gjet nje tull .... ky :P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dashuruar me futbollistin Lorik Cana ?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kërce tek: