PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hasan Prishtina

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
avatar

Male Numri i postimeve : 58
Age : 27
Registration date : 15/01/2009

MesazhTitulli: Hasan Prishtina   Thu Jan 15, 2009 10:29 am

HASAN PRISHTINA (1873 - 1933)

Hasan Prishtina ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të
shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës
i palodhur i
kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë
pasurin e dha për çështjën kombëtare shqiptare. Lirisht mund të thuhet
se
veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten
ngritjen e Flamurit në Vlorë.

Hasan Prishtina lindi në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e
Drenicës, Polaci. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha,
por me
largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri,
mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Por mbas zgjedhjes së tij
deputet në
Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përseri, por
kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan Prishtina.
Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll.

Shovinizmi i xhonturqëve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një
urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të
cilët
ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912)
në Shqipëri. Esat Pashë Toptani morri përsipër krahinën e Shqipërisë së
Mesme
dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrën
përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail Qemali u nis për në Europë, për
të mbledhur
të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri përsipër
organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Barjam Currin dhe Isa
Boletinin. Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912
shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Në vitin 1913 u
ngarkua me detyrën e
Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës.

Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes ’’ZUKRE’’ (Afërdita)
që ka dalë më 1911. Për arësye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy
vjetëve
gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i
drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti së
enjtes).
Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan
Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore të qeverisë së Durrësit.
Më 1918,
Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë
të tjerë formojnë Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" me
përfaqësuesit e
tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri, ndërsa në dhjetor të vitit
1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në
Konferencën e Paqës
në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Mori pjesë në përgaditjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës
(1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin
shqiptar. Ai u
shqua si luftëtar për mbrojtjen e "zonës neutrale" të Junikut nga
forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes
Nacionalçlirimtare të Kosovës
kundër sundimit serb. Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga
Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më
10 dhjetor
1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i
kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis
shqiptarëve,
Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.

Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo –
Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u
hoqi të
drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës,
Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova
dhe filloi
ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri
kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave
z.Ninçiç më 1922.
Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria
serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe
brenda
territorit të shtetit shqiptar.

Në fund të muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u
ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse
qeveria e
Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u
përzunë nga trojet e tyre për në Turqi. Shumë dekada pas vrasjes së
Hasan
Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë
tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën. Hasan Prishtina pranoi ma mirë
me
vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri
në Stamboll.


FJALA E HASAN PRISHTINËS

"Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më
sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më
frikësojnë as
mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me
krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme
patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë
botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" -
Hasan
PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

"Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im"


“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas
nesh, kanë me i gjet shejet tona”. - Kryengritja shqiptare e vitit 1915
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ArLiNdI
Super Antare
Super Antare
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Re: Hasan Prishtina   Fri Jan 16, 2009 11:38 am

interesante :o
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Hasan Prishtina
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Histori-
Kërce tek: