PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush ndali ujin ne 2001-shin?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
avatar

Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

MesazhTitulli: Kush ndali ujin ne 2001-shin?   Tue Jan 20, 2009 5:24 am

Rasti “penda e Likovës” për të cilin akuzohen ish pjesëtarët e UÇK-së po merr një drejtim tjetër. Ndërmarrja “Ujësjellësi” nga Kumanova, e ka hedhur në gjyq ndërmarrjen e menaxhimit me ujë Kumanovë për mbylljen e ventileve të ujit në vitin 2001.

Këto dy ndërmarrje vazhdojnë të padisin njëra-tjetrën, për shkak të borxheve të ndryshme, ndërkaq, që edhe prokuroria vazhdon të procesuojë rastin tashmë të njohur “Penda e Likovës”.
Kush i mbylli ventilet e ujit në Likovë, ish UÇK-ja, apo vetë ndërmarrja e menaxhimit me ujë (Vodostopanstvo - Kumanovë)?. Dy padi janë ngritur për të njëjtin rast, nga dy subjekte të ndryshme. Rasti “penda e Likovës”, një nga katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, po procesuohet në Maqedoni.
Deputetit Hajrulla Misini, ish Ministri i Bujqësisë Sadulla Duraku dhe disa ish pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, akuzohen për mbylljen e ventileve. Deputeti Abedin Zymberi, ish pjesëtar i UÇK-së tha se ka një videoincizim ku tregohet se pjesëtarët e ish ushtrisë nuk i kanë prekur fare ventilet e pendës së Likovës. “Ish shtabi i UÇK-së, sigurisht që e ka kasetën kur në prani të OSBES ka ardhur dhe i ka hapur ventilet roja i pendës, i cili i ka lënë ventilet të mbyllur kur është larguar”, tha për gazetën “Lajm”, Zymberi.
Ai sqaroi se para se të shkojnë ish pjesëtarët e UÇK-së, aty ka në qenë polica maqedonas dhe dikush tjetër, që ka punuar aty. “Kur kanë ikur ai i ka lënë ventilet të mbyllur, pasi sipas sistemit të punës së tyre, ata herë i hapin dhe herë i mbyllin ventilet, varësisht ku duhet të shkojë uji. Pas një kohe ai erdhi dhe në praninë tonë dhe të OSBE-së i ka hapur ventilet”, sqaroi Zymberi.
Partitë shqiptare kanë qenë gjithmonë kundra gjykimit të katër rasteve të kthyera nga Haga, pasi me përfundimin e konfliktit u bë dhe amnistimi i ish luftëtarëve. (nga Anila Limani, Lajm)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kush ndali ujin ne 2001-shin?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: