PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NATO e gatshme te shqyrtoje propozimin serb

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
avatar

Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

MesazhTitulli: NATO e gatshme te shqyrtoje propozimin serb   Tue Jan 20, 2009 5:27 am

Jaap de Hoop Scheffer, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar se NATO është e gatshme të shqyrtojë çështjen e heqjes së zonës së sigurisë përreth territorit të Kosovës, nëse ky do të jetë një propozim i Serbisë, njoftojmë mediat serbe.

“Sa i përket zonës ajrore të sigurisë rreth Kosovës, jam i gatshëm të shqyrtoj propozimin eventual nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Scheffer. Ai po ashtu ka shtuar se marrëdhëniet midis KFOR-it dhe EULEX-it janë të rregulluara mirë dhe se secili ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta.

”KFOR gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të shumicës dhe të pakicës, ndërsa po ashtu konsiderojmë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe KFOR-it janë të mira”, tha ai.

Por Scheffer megjithatë tërhoqi vërejtjen se situata në Kosovë vazhdon të jetë e ndjeshme dhe e ndërlikuar, duke thënë se është e nevojshme që rrethanat e atjeshme të tejkalohen hap pas hapi. (rtk)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
NATO e gatshme te shqyrtoje propozimin serb
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: