PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kaka mbetet ne Milan!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
avatar

Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

MesazhTitulli: Kaka mbetet ne Milan!   Tue Jan 20, 2009 5:46 am

Kaka do tё qëndrojё nё Milan dhe nuk do tё kalojё nё Manchester City, pavarësisht ofertës sё ‘parefuzueshme’ rekorde tё klubit mё tё pasur tё Premierligёs. Lajmi vjen nga klubi i Milanit.

Lajmin e ka bёrё tё ditur edhe vetё zёdhёnёsi i klubit i cili ka deklaruar: “Kaka do tё qëndrojё nё AC MILAN. Zyrtarisht”.

Mediat angleze raportuan se City kishte ofruar njё shumё rekorde prej 120 milionё euro pёr tё marrё shërbimet e mesfushorit dhe se klubi dhe përfaqësuesit e lojtarin ishin nё bisedime gjatё gjithё ditës sё sotme, nё pritje qё oferta tё pranohet.

Por, mediat italiane pak çaste mё parё kanё cituar edhe vetё pronarin e klubit, kryeministrin italian Silvio Berlusconi, duke thёnё se ёshtё e pamundur tё shitet njё lojtar i rёndёsishёm.

“Pёr Kaka, paratё nuk janë asgjë. Kaka ёshtё dhe do tё mbetet me Milanin”, ka thёnё kryeministri italian.

Vetё Berlusconi gjatё vikendit pati thёnё se ёshtё vështirё tё ruhet lojtari, pёr tё cilin janë ofruar aq shumё para.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kaka mbetet ne Milan!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: