PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e parfumit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
g-star
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 151
Age : 26
Registration date : 24/01/2009

MesazhTitulli: Historia e parfumit   Sat Feb 14, 2009 7:14 am

Erën në shishe sigurisht e kanë robëruar egjiptianët e vjetër, por shikuar gjuhëtarisht, deri tek ne parfumi erdhi përmes tymit të ‘për fumum’ latin. Pallati i kujt ishte i parfumosur dhe kur filluan ta ‘shfrytëzojnë’ masat parfumin?

Kush e zbuloi parfumin e parë? Kush do të dinte. Por besimtarët do të thoshin se hundën dhe erërat i ka krijuar Zoti. Por pavarësisht nga feja, njerëzit kaherë e përdorin parfumin.

Konsiderohet se përpunimi primitiv i parfumit filloi me djegien e rrëshirës së bimëve për tu fituar njëfarë mase që përdorej në ritualet fetare. Andaj është interesant se fjala parfum rrjedh nga latinishtja për fumum që do të thotë përmes tymit.

Njëri prej shënimeve të para për përdorimin e parfumit rrjedh nga Egjipti. Kur është hapur varreza e faraonit Tutankhamon, në të janë gjetur më shumë se 3000 shishe me parfum, era e të cilëve nuk ka humbur as pas më shumë se 3000 vjet.

1500 vjet para erës së re, priftërinjtë izraelitë përdornin vajin e shenjtë për lyerje që krijohej nga ‘erërat më të mira’ dhe në kuadër të rregullave të dhëna nga Zoti.

Hebrenjtë përdornin vajra me erë në çështje mjekësore dhe kozmetike si dhe për përgatitjen e trupit për varrim- ku përdorej si mjet për dezinfektim dhe heqjen e erës së keqe. Për shembull, gratë që kanë shkuar nga varreza e Jezusit morën vajrat me erë dhe përbërjet e tjera aromatike për ta lyer trupin e vetë me të.

Në shtëpitë izraelite, mikpritja mes tjerash tregohej ashtu që mysafirit këmbët i lyheshin me vaj aromatik. Thuhet se në shekullin I në Romë në vit shpenzoheshin 2,800 tonë temjan.

Përbërjet e tilla aromatike u sollën si dhuratë për Jezusin sa ishte fëmijë. Në vitin 54 të erës së re, perandori romak, Neon, shpenzoi paratë në vlerë prej 100,000 dollarëve të sotëm për të blerë erëra që përdoreshin në një aheng të tij.

Nga gypat e fshehur të vendosur në dhomat ku ushqeheshin mysafirët dilte pluhuri aromatik. Në shekullin e VII të erës së re, kinezët filluan t’i përdornin përbërjet aromatike në forma të ndryshme, mes tjerash parfumi përdorej edhe në kulturën islamike, ku preferoheshin aromat e trëndafilit.

Në shekullin e XVII në Francë prodhimi i parfumit aq shumë ka marrë hov saqë pallati i mbretit Louis XV quhej pallati i parfumosur. Erërat nuk hidheshin vetëm mbi lëkurë por edhe në rroba, dorëza dhe mobile. Uji i kolonjës është zbuluar në shekullin XVIII.

Ai vendosët në vaska me ujë, i shtohej verës, merrej me një kokërr sheqer për freskimin e gojës dhe përdorej për çështje mjekësore. Në shekullin XIX janë prodhuar erërat e para sintetike. Kështu për herë të parë në treg u gjetën parfumet që nuk përdoreshin për çështje mjekësore. Sot prodhimi i parfumeve është biznes ku fitohet miliarda dollarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.cipcop.tk
 
Historia e parfumit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Arti & Kultura :: (Bukuria) Moda Dhe Estetika-
Kërce tek: