PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nafta, rënia prodhimit nuk rrit çmimin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
AnDi
Antare++
Antare++
avatar

Numri i postimeve : 32
Registration date : 20/12/2008

MesazhTitulli: Nafta, rënia prodhimit nuk rrit çmimin   Thu Dec 25, 2008 12:18 pm

Për te frenuar çmimin e naftes poshte kuotes 70 dollare, vendet prodhuese te naftes, OPEC kanë vendosur te limitojne prodhimin. Por, ulja e kuotes me 1.5 milione fuci ne ditë, jo vetëm qe nuk ka ndikuar ne uljen e cmimit, por Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kanë kritikuar vendimin e OPEC, duke e konsideruar jashtë ligjeve te tregut te lirë. Cmimi i naftes ne gjashtemujorin e fundit është pergjysmuar ne tregjet ndërkombëtar për shkak te rënies se kerkeses nga recensioni ekonomik globale. OPEC bëri me dije se, kishte vendosur pakesimin e prodhimit, i cili te hyri ne fuqi qe nga 1 nentori, duke qenë se oferta aktualisht është me e madhe se kerkesa dhe se cmimet kanë rënë dramatikisht gjatë javeve te fundit. Por vetëm pak minuta pas deklaratës se Organizates se Vendeve Eksportuese te Naftes (OPEC, Organization of Petroleum Exporting Countries), ne Londer çmimi për fuci zbriti ne 62.50 dollare. Grupi i perbere nga 13 shtete, pergjegjese për rreth 40 për qind te prodhimit total boteror, deklaroi se do të vazhdonte te furnizonte tregun me volumet e naftes te kerkuara nga konsumatoret. Analistet prisnin qe "OPEC" te pakesonte prodhimin e pergjithshem me te paktën një milion fuci ne ditë, ndërkohë qe disa prej prodhuesve, si Venezuela dhe irani, donin qe pakesimi te shtyhej edhe me tej. Ndërkaq, Cakib Khelil, presidenti i "Opec"-ut, verejti se në fund te vitit prodhimi i naftes do të ulet me një total prej 1.8 milione fucish ne ditë. Cmimet e karburanteve ne pikat e tregtimit ne Tiranë vazhdojnë te jenë ende te pandryshuara, duke qëndruar ne te njëjtat kuota si javen e kaluar, me një ulje prej 5 Lekë më pak për liter. Ndërkohë, ne tregjet ndërkombëtare elektronike çmimi i një fucie nafte vazhdon te jetë ne kuota te ulta, duke qenë sot ne 70 dollare për fuci. Bazuar ne analizat krahasimore te cmimeve te tregjeve, çmimi i karburanteve ne Shqipëri është te paktën 25% me i lartë, sesa duhet te ishte ne kushtet e funksionimit te një tregu normal. B.H.

Fenomeni

Ulja e prodhimit te naftes nga vendet e OPEC nuk ka ndikuar ne frenimin e uljes se cmimit te arit te zi. Prodhimi është ulur me 1.5 milione fuci ne ditë, por niveli i cmimit te naftes vijon te jetë 67 USD për fuci.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Nafta, rënia prodhimit nuk rrit çmimin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Biznesi-
Kërce tek: