PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aresimi....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
olta
Super Antare
Super Antare
avatar

Numri i postimeve : 164
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Aresimi....   Thu Jan 15, 2009 6:02 am

Arsimi ne shqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
olta
Super Antare
Super Antare
avatar

Numri i postimeve : 164
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Re: Aresimi....   Thu Jan 15, 2009 6:03 am

Me lulëzimin që arritën qytetet e Shqipërisë u krijuan kushte të favorëshme për zhvillimin e arsimit dhe të artit. Shkollat që u ngritën në Shqipëri në këta shekuj qenë nën vartësinë e institucioneve kishtare orthodokse e katolike, që kultivonin greqishten e latinishten. Veç kësaj, duke qenë në duart e priftërijve dhe murgjëve, programi arsimor i këtyre shkollave mbështetej kryesisht në lëndë fetare dhe në ideologjinë kishtare që ishte bërë mbrojtësja e rendit feudal. Gjatë ketyre shekujve, si gjuhë të administratës dhe të kishës, vazhduan të përdoreshin, sipas rrethanave politike, gjuhët latinishte e greqishte dhe në një masë më të vogël, sidomos gjatë sundimit të shtetit serb, edhe gjuha sllavishte. Si gjuhë shkrimi ato u përdorën edhe nga feudalët shqiptarë. Disa nga këta, si p.sh. Muzakët, përdornin në korespondencën e tyre greqishten, kurse Balshët latinishten e sllavishten. Topiajt e Kastriotët kanë përdorur në korespondencën e tyre të tria këto gjuhë. Gjuha shqipe në këtë kohë, si gjuhë e të shkruarit, nuk ishte akoma në gjendje t’i bënte ballë sidomos shkrimit greqisht e latinisht, dy gjuhë me rëndësi ndërkombëtare, me letërsi të lashtë e të pasur, gjuhë të cilat kishin mbështetjen e administratës shtetërore dhe të institucioneve kishtare më të fuqishme të mesjetës. Por si gjuhë të përditëshme masa e popullit shqiptar, bujaria feudale arbëreshe dhe kleri vendës përdorte gjithnjë gjuhën shqipe. Masat popullore jo vetëm e ruajtën, por edhe e pasuruan më tepër gjatë këtyre shekujve krijimtarinë e tyre folklorike. Disa nga prodhimet e kësaj krijimtarie ne i njohim nga burime të tërthorta. Këngët epike dhe legjendat që i ruajnë arbereshët e Italisë, të larguar nga Shqipëria qysh në shek. XV, të cilat me pak ndryshime i gjejmë edhe te fshatarët e malsorët e vendit tonë, dëshmojnë se ato kanë qenë thurur nga rapsodët shqiptarë përpara shek. XV. Të tilla legjenda ishin për shembëll ajo e Kostandinit të Vogël, e Doruntinës dhe Kostandinit, kënga e Olimbisë dhe e Vllastarit, etj. Ndërkohë, në këta shekuj, duket se filloi edhe përdorimi i shqipes si gjuhë shkrimi. Neve sot nuk na ka arritur ndonjë vepër e akt i shkruar shqip para shek. XV. Me gjithatë në burimet historike gjejmë dëshmi për shkrimin shqip. Më 1332 kryepeshkopi i Tivarit, Gulielm Adami, në raportin që i drejtonte mbretit të Francës, Filipit të VII, e njoftonte atë se “Shqiptarët, ndonëse kanë një gjuhë më vehte dhe ndryshe nga gjuha latine, megjithatë në marrëdhëniet e përditëshme e në gjithë librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Është pikërisht në shek. XIV që shqipja filloi të përdorej edhe në administratë, si për shembëll në Ulqin, ku në mbledhjet e keshillit të madh të qytetit flitej shqipë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Aresimi....
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Histori-
Kërce tek: