PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Formimi Komesis Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
olta
Super Antare
Super Antare
avatar

Numri i postimeve : 164
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Formimi Komesis Shqiptare   Thu Jan 15, 2009 6:03 am

Me çthurjen e bashkësive fisnore e fshatare dhe me shtegëtimet e malsorëve, vendin e lidhjeve fisnore po e zinte gjithnjë e më tepër fqinjësia teritoriale. Gjuha, si një nga elementet më të rëndësishme etnike, e ndihmoi bashkimin i fiseve e të krahinave shqiptare dhe formimin i bashkimeve ndërfisnore e ndërkrahinore. Në këtë mënyrë, arbëreshët u shkrinë në një kombësi. Si veçori dalluese të kësaj kombësie ishin teritori i përbashkët dhe gjuha e përbashkët, shqipja, formimi i një farë bashkësie kulturale që erdhi jo vetëm në bazë të trashëgimit kultural të mëparshëm, sikurse e dëshmojnë zbulimet e kulturës së Komanit, por edhe të prodhimit letrar epik të këtyre shekujve; emri i tyre i përbashkët arbër, arbëreshë, emër me të cilën ata filluan të njihen tani e tutje nga fqinjët dhe nga gjithë letërsia mesjetare. Emri i tyre i përbashkët, me të cilin arbëreshët përmendën në burimet historike qysh në mesin e shek. XI, tregon se ndarja e popullsisë në fise e kishte humbur rëndësinë e vet. Të parët që i përmendin arbëreshët me emrin e tyre të përbashkët janë shkrimtarët bizantinë të shek XI-XIl, Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Që të dy i përmendin rastësisht kur bëjnë fjalë për ngjarjet politike që u zhvilluan në teritorin e Shqipërisë në shek. XI, Mihal Ataliati me rastin e kryengritjes së strategut të Durrësit, Gjergj Maniakës (1043), në të cilën morën pjesë edhe arbëreshët, dhe e dyta, me rastin e sulmit të normanëve (1081) kundër të cilëve luftuan edhe arbëreshët. Shkrimtarja Ana Komnena na jep afërsisht edhe përkufizimin gjeografik të Arbërisë. Sipas saj, teritori që mbante emrin Arbëri (Arbanon) përfshinte krahinat që shtrihen midis Durrësit e Drinit, pothuajse ato krahina, ku vendoste gjeografi Aleksandrin i shek. II, Ptolemeu, fisin e A1banoi-ve. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Arbërisë dhe i arbëreshëve u përdor nga të huajtë në të dy format, si me rrënjën arb ashtu edhe atë alb (Arbanon e Albanon në burimet bizantine, Arbanum e Albanum në burimet latine. Arbanas e Arban në ato sllave). Banorët e Arbërisë e quanin vehten e tyre në përgjithësi Arbër e Arbëreshë, formë e cila ruhet sot vetëm te shqiptarët e mërguar jashtë Shqipërisë para shek. XV-XVI. Kombësia arbëreshe u formua në fillim në një zonë të ngushtë, në kufijtë e Arbërisë të shek. XI, të cilat nuk përputheshin me teritoret e banuara prej arbëreshëve. Por më vonë kjo zonë u zgjerua dhe bashkë me të u zgjeruan edhe kufijtë teritorialë të emërtimit Arbëri. Në shek. XII, burimet dokumentare përfshijnë nën emërtimin Arbëri edhe krahinat e Pultit, në veri të lumit Drin, malsitë më veriore të Shqipërisë së sotme, kurse në shek. XIII ato përfshijnë, në jug edhe krahinat deri në Vjosë, dhe më në jug akoma deri në Vlorë. Në shek. XIV kuptimi gjeografik i Arbërisë përfshin në veri edhe viset deri në Ulqin, kurse në shek. XV ai u shtri në veri deri në Tivar më vonë deri afër Kotorrit. kurse në jug deri në Gjirokastër e Çamëri. Me vendosjen e tyre në tokat e ulta dhe në luginat e brëndëshme, u rrit masa e arbëreshëve të cilët ranë drejtpërdrejt në kontakt me administratën shtypëse të Perandorisë Bizantine si dhe me pushtetin shfrytëzues të dinatëve të fuqishëm. Ata u ngarkuan me taksat e rënda që paguanin të gjithë fshatarët e perandorisë dhe filluan të pësonin gjithashtu nga spekullimet që kryenin nëpunësit e financave ose sipërmarrësit e taksave. Ky shfrytëzim, që vinte gjithnjë duke u shtuar, shkaktoi pakënaqësinë e arbëreshëve dhe i shtyti ata të merrnin pjesë në kryengritjet që shpërthyen në shek. XI në teritorin e Shqipërisë. Nuk është e rastit që shqiptarët përmenden për të parën herë në burimet historike si pjesëmarrës në kryengritjet që shpërthyen kundër pushtetit qëndror bizantin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
kotelja
Antare++
Antare++
avatar

Female Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Re: Formimi Komesis Shqiptare   Sat Jan 17, 2009 8:16 am

interesante te dish nga kemi dal :P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.cipcop.tk
 
Formimi Komesis Shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Histori-
Kërce tek: