PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Klinsman kërkon Canën te Bajerni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
avatar

Male Numri i postimeve : 58
Age : 27
Registration date : 15/01/2009

MesazhTitulli: Klinsman kërkon Canën te Bajerni   Thu Jan 15, 2009 9:34 am

Frank Riberi u këshillon kampionëve të Gjermanisë mesfushorin kuqezi


Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë i interesuar për Lorik
Canën. Mesfushori shqiptar është objektivi kryesor i
kampionëve të Gjermanisë, të cilët
pritet të bëjnë një ofertë zyrtare,
ndërsa marrëveshja besohet se do të arrihet në fund
të sezonit. Kapiteni i Olimpik Marsejës është
një lojtar
polivalent dhe karakteristikat e lojës së tij pëlqehen
shumë nga trajneri i bavarezëve, Jurgen Klinsman. Por, Cana
nuk është i vetmi lojtar marsejez
që ndiqet nga Bajerni: nën vëzhgim është edhe
mesfushori tjetër, Karim Zani, i cili mund të luajë
në pozicion qendror, por edhe në krah. Për të dy
këta futbollistë, Franc Bekenbauer dhe Karl-Haic Rumenige
janë të gatshëm të paguajnë një
shifër të përafërt me 25 milionë euro.

Riberi

Bajerni është në kërkim të një mesfushori
me tipare shkatërruese, dhe prej kohësh po shqyrton
alternativat në merkato. Shkak janë bërë refuzimet
e
njëpasnjëshme të holandezit Mark van Bomel, i cili nuk
pranon të rinovojë kontratën me klubin, pasi po mendon
të kthehet të luajë në vendlindje.
Pikërisht për këtë arsye, klubi po punon që
të përgatisë terrenin për afrimin e Lorik
Canës. 25-vjeçari u është këshilluar
drejtuesve të skuadrës që
ka fituar 35 trofe në Gjermani (21 tituj kampionë dhe 14
Kupa) nga Frank Riberi. Miqësia e mesfushorit shqiptar me yllin e
përfaqësueses franceze ka
mbetur e fortë që prej periudhës kur ky i fundit luante
në Marsejë. Madje, në pushim të ndeshjes
Bajern-Kotbus në fund të vitit 2008, Riberi vrapoi
tek Ervin Skela për t‘i dhënë fanellën e tij,
sepse kishte marrë një porosi nga Cana. Mediat gjermane u
habitën me atë episod, por më vonë u sqarua se
pas një bisede telefonike kosovari i kishte kërkuar shokut
të tij të vjetër fanellën për t‘ia
dhënë një pjesëtari të stafit të
Kombëtares kuqezi.
Vetëm pak javë më parë Cana kishte deklaruar se
pavarësisht ofertave të shumta në adresë të
tij (Evertoni e Arsenali në Angli, por edhe Roma në
kampionatin italian), destinacioni më i mundshëm ishte
Bajerni i Mynihut.

Dëmtimi

Ndërkohë që nga merkato për Lorik Canën
vijnë sinjale pozitive, e njëjta gjë nuk mund të
thuhet për infermierinë. Zv/kapiteni i Kombëtares ka
probleme
në gju dhe dje iu nënshtrua radiografisë për
të mësuar më shumë rreth dëmtimit. Stafi
mjekësor i Olimpik Marsejës i rekomandoi lojtarit të
paktën 10
ditë pushim absolut, në mënyrë që situata
të mos përkeqësohet. Prej këtij lëndimi,
mesfushori rrezikon të mos luajë në takimin e së
shtunës me
Okserin.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ArLiNdI
Super Antare
Super Antare
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Re: Klinsman kërkon Canën te Bajerni   Fri Jan 16, 2009 12:54 pm

nje aritje e madhe kjo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Klinsman kërkon Canën te Bajerni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kërce tek: