PortalForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
avatar

Male Numri i postimeve : 58
Age : 27
Registration date : 15/01/2009

MesazhTitulli: Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.   Thu Jan 15, 2009 9:42 am

Michael Jordani ishte njeri nder basketbollistet me te mirë,

Michael Jeffrey Jordan, i mbiquajtur dhe i njohur në të
gjithë botën si “Ajri”, është një
ish-lojtar amerikan i basketbollit, i cilësuar nga të
gjithë
si lojtari më i mirë në historinë e këtij
sporti. E pangatërruar janë fanella e tij numër 23 dhe
kërcimi i tij tipik, më pas i bërë logoja e tij
zyrtare. Në karrierën e tij të gjatë dhe të
lavdishme i janë vënë një pjesë e
konsiderueshme nofkash, “Ajri” është pa dyshim
më i famshmi dhe më i
përhapuri.



Origjina dhe familja
Michael Jeffrey Jordan lindi më 17 shkurt të vitit 1963
në lagjen Brooklyn, në New York, ku prindërit James,
mekanik në një central elektrik, dhe
Delores Jordan, nëpunëse në një bankë të
vogël, sapo ishin transferuan, por së shpejti familja
transferohet sërish, këtë herë në Wilmington,

Karolinën e Veriut, ku Micheal studion dhe rritet me vëllain
më të madh Larry, që e rreh gjithmonë në sfida
njëri kundër njërit në basketboll dhe
motrën Rasalyn. Legjenda fillon kur i ati vendos një kosh
në kopshtin e pasëm të
shtëpisë, ku dy vëllezërit filluan të stërviteshin çdo ditë

Studimet e para dhe përjashtimi nga skuadra e shkollës
I riu Michael është një djalë shumë i
turpshëm, ndjek një kurs të ekonomisë
shtëpiake, nga frika se mos nuk ia dilte mbanë të gjente
një grua për t’u
martuar kur të rritej. Si rrjedhim, i shfrytëzoi të
gjitha energjitë e tij në sport për t’u futur
thellë në këtë sport, duke praktikuar shumë
aktivitete: basketboll, bejzboll, futboll amerikan, not dhe të
tjera, së bashku me vëllezërit e tij. Jordan nuk
shkëlqen në studime, që mesa dukej nuk
i interesonte edhe aq shumë, por fillon të bëhet i
njohur në fushën e sportit, duke shkëlqyer më
shumë në atë të futbollit amerikan dhe në
bejzboll.
Edhe në basketboll ai ia doli mbanë shumë mirë, por
në mënyrë të paradoksale, ai që do të
bëhej më pas lojtari më i mirë i të gjitha
kohërave u
përjashtua nga skuadra e basketbollit të shkollës, duke
qenë se gjatë përzgjedhjes trajneri nuk e cilëson
aq të aftë sa për të bërë pjesë
në këtë
ekip. Në vend që të mërzitej dhe të humbte
shpresat te vetja, Jordan stërvitet për një vit të
tërë për llogari të tij, i gatshëm që
të paraqitej në
seleksionimin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë,
në moshën 14-vjeçare, për herë të
parë arrin të hyjë në lojë gajtë një
ndeshjeje të “street basket” në
një playground. Ishte i gjatë 1.72 cm. Ky ishte vetëm
fillimi i legjendës Ajër. Më në fund talenti
zbulohet, gjithmonë në mënyrë paralele me rritjen
fizike (më shumë se 15 cm në një vit). Në
seleksionimet e kësaj here u zgjodh menjëherë dhe
tashmë në ndeshjet e para të luajtura fillon të
krijohet
fama e dunker, falë hedhjeve të mahnitshme që ai arrin
të bëjë, më shumë se mesatarja e shokëve
të tij të skuadrës. Viti i një pune të
lodhshme i dha
frytet e tij, ai u fut në skuadrën e parë duke u
bërë menjëherë i famshëm në të
gjithë shtetin e Karolinës së Veriut duke rezultuar
një nga lojtarët
më të mirë të kampionatit shkollor. Sezoni i
lavdisë vijon për Jordan dhe “Tar Heels”,
skuadrën e Ëilmingtonit, që fiton kampionatin.

Vitet '90, fiton për herë të parë tre tituj radhazi

Përkufizimi i vërtetë i Michael si një yll i
basketbollit botëror, ndodh në fillim të viteve '90, kur
skuadra “Chicago Bulls” arrin një nivel të
lartë
dhe Jordan luan basketboll në nivele yjesh. Brenda tre viteve,
në vitin 1991 kundër skuadrës “Los Angeles
Lakers”, në vitin 1992 kundër “Portland
Trail Blazers” dhe në vitin 1993 kundër “Phoenix
Suns”, skuadra “Chicago Bulls” fiton tre tituj
radhazi të NBA, të ashtuquajturin “three-peat”
(ose
tre tituj të fituar njëri pas tjetrit). Në play-off, dhe
veçanërisht në finalet, Michael mban në
mënyrë të veçantë peshën e
skuadrës, duke realizuar
rekord pas rekordi dhe duke fituar edhe tre tituj radhazi në
finalet NBA.

Olimpiadat e vitit ’92 dhe çmimi i dytë i artë

Në verë të vitit 1992, Jordan, pasi kishte fituar
titullin e tij të dytë, merr pjesë në Olimpiadat
verore të Barcelonës në vitin 1992, ku mbahet
prezantimi i parë i lojtarëve profesionistë të NBA
në Lojrat Olimpike. Jordanit i jepet rolit i kapitenit të
skuadrës bashkë me Magic Johnson dhe
Larry Bird. Jordan është një nga yjet e “Dream
Team”, skuadër që është konsideruar nga
të gjithë ekspertët si skuadra më e fortë e
basketbollit të të
gjitha kohërave. Pranë të madhit Michael Jordan
qëndrojnë gjithashtu kampionë të mëdhenj si
shoku i skuadrës së tij Scottie Pippen, Magic Johnson,
Larry Bird, si dhe Charles Barkley, Clyde Drexler, Patrick Ewing, Karl
Malone, David Robinson, John Stockton, Chris Mullin. Është
çmimi i dytë i artë
për Michael Jordan, që tregohet protagoinist absolut i
skuadrës amerikane, duke shënuar mesatarisht 33 pikë
për çdo ndeshje. Në të njëtin vit,
xhirohet videoja muzikore "Jam" së bashku me Michael Jackson.

Vdekja e të atit dhe largimi për herë të parë nga basketbolli

Më 6 tetor të vitit 1993, në një konferencë
për shtyp, Micheal i komunikoi ligës dhe botës vendimin
e dhimbshëm për të lënë basketbollin.
Fjalët e tij
ishin: "Kam humbur çdo motivim. Në lojën e
basketbollit nuk kam më asgjë për të treguar,
është momenti më i mirë për mua që
të heq dorë. Kam fituar
gjithçka që mund të fitohej. Të rikthehem?
Ndoshta, por tani po mendoj për familjen". Humbja e stimulit
për të luajtur dhe vdekja e të atit e bëri atë
që të marrë këtë vendim kaq të
vështirë. I ati kishte qenë një mbështetje e
madhe për të, ai e kishte dashur shumë dhe i kishte
qëndruar gjithmonë
pranë. Më 9 shtator të vitit 1994, një vit pas
largimit nga basketbolli, luan për herë të fundit
në “Chicago Stadium”, në një ndeshje
për bamirësi të
organizuar nga Scottie Pippen, një nga shokët e tij të
skuadrës. Përpara stadiumit të ri u vendos një
statujë e madhe e Jordanit në prag të një
kërcimi me një tabelë me fjalët: "Më i miri i
të gjitha kohërave".
Karriera në bejzboll

"Dua të tregoj se mund të jap edhe në një
disiplinë tjetër". Me këto fjalë Jordan tenton
të fillojë karrierën në bejzbollin profesionist,
që e kishte
ëndërruar që kur ishte fëmijë. Dashuria e
të atit, i cili sapo ishte ndarë nga jeta, për
këtë sport ishte pa dyshim motivi më i fortë
që shtyn Jordan
të tërhiqej nga basketbolli për t’iu dedikuar
karrierës së tij të re. Në realitet, me gjithë
aspetativën e madhe të publikut kundrejt tij,
“Ajri”
arrin rezultate shumë modeste. Rezultatet modeste bën që
të rritej presioni i gazetarëve dhe i tifozëve që,
duke pritur diçka më shumë nga ish
superstari i NBA, filluan të kritikojnë Jordanin, duke hedhur
hipoteza që këtë po e bënte më shumë
për efekt publicitar.

Kthimi në basketboll

Rezultatet nuk e kënaqën krenarinë e kampionit, që
pas rreth një viti e gjysmë e deklaron të mbyllur
karrierën e tij si lojtar i bejzbollit. Miliona
tifozë në të gjithë botën po fillonin
seriozisht të shpresonin në kthimin e tij kur u përhap
lajmi që Jordan ishte stërvitur për dy ditë me
“Chicago
Bulls. “ESPN”, rrjeti më i rëndësishëm
televiziv sportiv amerikan, i ndërpret të gjitha programet
për të dhënë lajmin për një rikthim
të mundshëm të
tij. “Nike”, sponsori historik i Jordanit, dërgon 40
palë këpucë të nënshkruara “Ajri Jordan
në Chicago Bulls”. Më 18 mars të vitit 1995
nëpërmjet një
komunikate Michael Jordan informon skuadrën “Chicago
Bulls” se e kishte anuluar tërheqjen e tij nga basketbolli
17 muaj më parë. Një ditë më pas ai
del në një konferencë për shtyp duke
thënë thjesht: “Jam kthyer”. Pas kthimit, si
shenjë ndryshimi ishte numri që ai mbante në
fanellën e tij, në vend
të numrit mitik 23 tashmë kishte numrin 45, numër
të cilin e mbante kur luante bejzboll kur ishte i vogël dhe
realisht numri i tij i preferuar. Fillon
një cikël i ri për “Chicago Bulls”, që
gjatë dy vjetësh pa Jordanin kishte arritur rezultate
zhgënjyese, duke arritur në play-off. Me disa lojtarë

skuadrës së vjetër, si Scottie Pippen dhe disa të
rinj, gjithmonë nën drejtimin e trajnerit Phil Jackson,
skuadra rimerr "rutinën" e fitoreve. Sezoni
i kthimit tregon që Michael Jordan nuk ka bërë
asnjë ndalesë për rreth dy vjet, por skuadra nuk arrin
të arrijë në finale, duke u eliminuar në
play-off nga “Orlando Magic”.

Fitues për herë të dytë të tre titujve radhazi ‘96-‘98

Por suksesi u shty vetëm një vit. Në sezonin 1995-96,
Jordan është sërish protagonist absolut dhe
“Chicago Bulls” fiton një tjetër sezon
superlativ.
Ndërkohë, Mike kthehet të fanella me numër 23 (duke
u detyruar të paguajë një gjobë shumë të
madhe). Skuadra shënon një rekord absolute në NBA.
Sezoni
1996-97 është sërish një sezon rekord,
“Chicago Bulls” fitoi një rekord fitoresh dhe
humbjesh, përkatësisht 69-13. “Ajri”drejton
skuadrën gjatë
sezonit 1997-98 që edhe pse s’është aq emocionuese
sa më parë është shumë bindëse. Pas
një sezoni të rregullt jo në lartësinë e dy
të parëve, “Chicago
Bulls” gjen smaltin në play-off dhe arrin sërish
në finale. Mbërrin kështu titulli i gjashtë
për Jordan, i pikasur nga një gjuajtje e shkëlqyer
pikërisht nga vetë ai pas 6,6 sekondave nga përfundimi i
garës së gjashtë të finaleve, të luajtur
në Salt Lake City, e hyrë në historinë e
basketbolit: është “three-peat” i dytë
për Michael dhe “Chicago Bulls”. Pak kohë më
pas ai njofton largimin e tij për herë të dytë nga
basketbolli dhe
i quajtur largim përfundimtar. Ai fillon t’i dedikohet
sportit të tij të dytë të preferuar, golfit, dhe
qëndron në drejtim e Washington Wizards.

Kthimi për herë të dytë te basketbolli

Në vitin 2001 tifozët në mbarë botën u
përballën me një surprizë kur po hidhej hipoteza
për një rikthim të mundshëm të Ajrit. Ai
vendos që nga
drejtues të bëhet lojtar i kësaj skuadre. I
pabesueshëm është interesi mediatik që krijohet
rreth tij dhe “Wizards” bëhet menjëherë
një nga skuadrat
më të ndjekura të NBA. Sezoni i tij i parë si
“Wizards” përfundon me një mesatare prej 22,9
pikë për çdo ndeshje. Në sezonin 2002-03 fiton
mesatarisht
20 pikë për çdo ndeshje dhe merr pjesë edhe
një herë të vetme në “All-Star Game”,
në Atlanta. Gjatë sezonit Jordan bëhet lojtari më i
vjetër (38 vjeç)
i NBA që shënon më shumë se 40 pikë në
një ndeshje. Sezonin e ardhshëm ai realizon edhe 45 të
tjera. Skuadra “Washington Wizards” edhe me Michael nuk
e arrin play-off, kështu që ndeshjet e fundit të tij
nëpër arenat e NBA u bëhen momente të
pëlqyeshme për fansat që mund ta takonin dhe të
përshëndeteshin me lojtarin e madh para së të
luante ndeshjen e fundit në “United Center”, për
të arritur në Filadelfia nga Allen Iverson, në ndeshjen
82 të sezonit të rregullt, ku do të bëjë
kërcimin e fundit dhe gjuajtjen e fundit të karrierës
së tij. Një gjuajtje e lirë që do i shtojë 20
pikë në
sezon. Duke dalë nga ndeshja ai konfirmon largimin
përfundimtar nga basketbolli.

Largimi përfundimtar nga basketbolli

Në përfundim të sezonit 2002-03, ai tërhiqet
për herë të tretë dhe të fundit nga
basketbolli. Jordan e përfundon karrierën e tij me NBA me
një
mesatare pikësh për ndeshje prej 30,12 në sezonin e
rregullt. Në fund të tetorit të vitit 2004, Giorgio
Armani kontaktoi me Michael Jordanin për ta
bindur që të luante në Itali, në skuadrën e
Olimpikut të Milanos. Në vitin 2006 dëshira e Michael
për të drejtuar një skuadër të N
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
kotelja
Antare++
Antare++
avatar

Female Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Re: Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.   Sat Jan 17, 2009 8:05 am

esht e vertet esht nje basketbollist i mir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.cipcop.tk
g-star
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 151
Age : 26
Registration date : 24/01/2009

MesazhTitulli: Re: Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.   Sat Feb 14, 2009 6:40 pm

O I SHKRETI E KA ATE KEPUCEN PAK TE VOGEL PO UNE I THEM TE MA JAPE MU SE ME BIE FIKS AHAHAHAHA....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.cipcop.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport :: Basketboll-
Kërce tek: